Abrashi flet për formimin e Qeverisë së re dhe emrin e kandidatit për kryeministër nga LDK

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka theksuar se nuk ka kushte për zgjedhje të reja.

Sipas tij, edhe nëse shkohet në zgjedhje, rezultatet do të jenë të përafërta, dhe do të jetë shumë e vështirë formimi i Qeverisë.

“Ky Kuvend do ta ketë më të lehtë formimin e Qeverisë, se sa ai i dalë nga zgjedhjet”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.

Ai në një deklaratë për RTV Dukagjini ka folur edhe për emrin e kandidatit për kryeministër.

“Fillimisht duhet të presim marrjen e mandatit nga presidenti, e atëherë Kryesia vendos për emrin e kandidatit për kryeministër”, tha ai.

I pyetur se a do të jetë Vjosa Osmani kandidati për kryeministër, ai tha se për këtë vendos Kryesia e LDK-së.

Arbani ka kërkuar nga Qeveria që të marrë vendim që të ketë sa më shumë testime për koronavirus.

Comments are closed.