Abrashi: Kurti s’ka kapacitet e aftësi të jetë lider marrëdhënieve ndërkombëtare

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se edhe ai ka besuar në koalicionin LDK-VV.

Ai gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës iu drejtua Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës duke i thënë se është menaxher i mirë po jo edhe lider.

“Me siguri dëshiron të largohet nga posti i kryeministrit pasi që nuk dëshiron të përballet me procesin e dialogut. Nuk dëshiton të konfrontohet me dialogun sepse nuk ka kurrëfarë kapaciteti të jetë lider në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“E di mirë që ne nuk bëjmë qeveri me PDK-në, e di mirë që ne nuk kemi qare pa e shkarku këtë kryeminister dhe nuk është e lehtë, sepse edhe unë kam besu në këtë koalicion”.

“Problemi i Albinit është LDK-ja pasi ajo e ka zhvilluar Kosovën. LDK-ja është ajo e cila nuk po e lejon atë të prish marrëdhëniet me SHBA-në”.

Comments are closed.