Aeroporti nderkombetar i Prishtines “Adem Jashari”, storie suksesi në “Amadeus IT Conference 2019”

Aeroporti nderkombetar i Prishtines “Adem Jashari”, storie suksesi në Amadeus IT Conference 2019.

Aeroporti nderkombetar i Prishtines “Adem Jashari” ishte ftuar nga “Amadeus…” qe të prezantonte sukseset e kompanise, procesin e privatizimit deri te rritja enorme e numrit te udhetareve dhe fluturimeve si dhe planet ne te ardhmen. Prezantimi i ANP “Adem Jashari” ishte ndryshimi i sistemit ne “Amadeus…” me temën: ” Duke ecur perpara ne udhetimin tone te transformimit”. Keto suksese u shpalosen para shume perfaqesuesve te larte te fushes se aviacionit neper bote duke diskutuar per zgjerimin e perspektivave drejt ndryshimit pozitiv gjithmone duke pasur ne fokus rritjen e qualitetit te sherbimeve ndaj klienteve.

Shefi ekzekutiv i operimeve, Gokmen Aritay, ne konferencen e organizuar ne Aeroportin Nderkombetar te Mynhenit mes tjerash tha: ” Levizja ne platformen Amadeus dhe/ose Altea na lejon ne qe te ngrisim nivelin e kenaqshmerise dhe eksperiences se udhetareve ne baza ditore. Per me shume duke kaluar ne Altea BRS (sistemi i pranimit te bagazheve) ne jemi bere si njeri nder aeroportet e para qe ofron sherbimin e IATA Res 753 qe rekomandohet nga Asociacioni Nderkombetar i Transportit Ajror.” 

Aeroporti Nderkombetar i Prishtines vazhdon te kete rritje te numrit te udhetareve duke shenuar keshtu nje rritje prej 11% ne nr. udhetaresh dhe 13.09% ne numër fluturimesh.