Afrona Dika duket në formë të mirë fizike në imazhet e publikuara nga palestra

Afrona Dika ka ndarë me ndjekësit disa momente nga vikendi.

Afrona Dika është një emër mjaft i përfolur në shoubizin vendor përveç lidhjes së saj me Bleron shkak i kësaj janë edhe imazhet që publikon në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Blogerja që dje mbushi 28 vite jetë minuta më parë ka publikuar një fotografi në Instastory ku mund të shohim bukuroshen duke u kujdesur për fizikun e saj që të jetë në formë sa më të mirë para martesës.

Kujtojmë se nëse gjithçka shkon sipas planit në shtator të këtij viti Afrona dhe Blero do kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.