Ahmeti i uron shërim Mustafës: Kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i ka uruar kryetarit të LDK-së Isa Mustafa shërim të shpejtë nga Covid-19.

Ai ka kritikuar ashpër të gjithë atë që i kanë dëshiruar vdekjen Mustafës, ashtu sikur edhe ata që janë gëzuar që presidenti Hashim Thaçi është ftuar nga Gjykata Speciale.

I pari i Prishtinës ka thënë se njerëzit mund të mos brengosen për shëndetin e Mustafës, por jo t’ia ‘urojnë’ vdekjen.

“Edhe për Covid edhe për Hagë nuk po mund të paramendoj se dikush mund t’i uroj vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për shkak se e ka kundërshtar politik. Nuk po them se secili duhet të brengoset për shëndetin e Isa Mustafes, por mosbrengosja dallon prej urimit për më vdek prej sëmundjes. Kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi. Zotit Mustafa dhe të tjerëve të prekur nga virusi ju uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Comments are closed.