Aksident afër Mramorit: Vdes një grua vdes, tre persona lëndohen

Një grua e moshës 82-vjeçare ka vdekur sot pas një aksidenti në rugën Prishtinë-Gjilan, teksa tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, shkruan Gazeta Metro.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.

“Sot, më 06.08.2020 rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident). Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan (në fshatin Mramor). Njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafiku i janë përgjigjur njoftimit”, ka thënë ai.

Bajrami ndër të tjera shtoi se një grua 82 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, teksa personat e tjerë janë dërguar në urgjencë në QKUK.

“Ato, në vend-ngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge. Në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK. Mësohet se një grua e moshës 82-vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndrruar jetë”, tha ai.

Ditëve fundit si pasojë e temperaturave dhe kushteve atmosferike, në Kosovë kanë ndodhur aksidente të shumta rrugore.

Comments are closed.