Alaba pranë largimit nga Bayern

Bayern Munich këtë verë mund të mbetet pa mbrojtësin e saj, David Alaba, i cili po mendon seriozisht largimin nga kampionët e Bundesligës.

Arsyeja mendohet të jetë pasi ai është zhvendosur në qendër të mbrojtjes pasi vendin e tij në anën e majtë të mbrojtjes e ka marrë Alphonso Davis.

Bayern Munich nga ana tjetër është shprehur e gatshme për ta lënë atë të largohet mirëpo me një kusht që është shifra prej 50 milionë eurosh.

Skuadrat që kanë shfaqur interesim për të janë Chelsea, Paris Saint Germain, Arsenal, Juventus dhe Barcelona.

Comments are closed.