Albin Kurti emëron këshilltar një amerikan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot shtetasin amerikan, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik i Kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë rast kryeministri Kurti i ka uruar këshilltarit Tienmu Ma, suksese në punën e përbashkët në udhëheqje të ekzekutivit.

Ndërkaq, Kurti nuk ka treguar nëse ka emëruar edhe ndonjë këshilltar tjetër. /Gazeta Evropa/

Comments are closed.