Albin Kurti merr vendim për taksën, më 15 mars hiqet pjesërisht

Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që ta heqë pjesërisht taksën ndaj mallrave serbe.

Mirëpo, ky vendim i të parit të Qeverisë nuk është për taksën në tërësi, por vetëm për lëndën e parë, shkruan Reporteri.

“Pas takimeve me bizneset e Kosovës, kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket tarifës 100%. Si Qeveri e Kosovës, nga java e ardhshme kemi vendosur që më 15 mars të hiqet taksa ndaj lëndës së parë”, ka thënë Kurti.

Comments are closed.