Albin Kurti: Mocioni ka për qëllim t’i hap rrugën shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Në prag të rrëzimit të tij, Albin Kurti për herë të parë deklaroi se motori që po e shtynë mocionin e ngritur nga LDK-ja ka për qëllim hapjen e rrugës për arritjen e një marrëveshje të dëmshme me Serbinë, raporton “Zeri.info”.

Kësisoj Kurti deklaroi se është i bindur që tashmë ekziston një marrëveshje e fshehtë e arritur nga Presidenti Thaçi me Serbinë.

“Për bindjen time të fuqishme ky mocion s’ka të bëjë as më tërheqjen e ministrit, por asgjë më pak sesa një marrëveshje të gatshme për shkëmbimin e territorit me Serbinë. Ky është motori që po e shtyn rrëzimin e Qeverisë. Kjo në një qeveri ku unë udhëheq nuk bëhet, harrojeni këtë punë. Me mu kryeministër nuk ka marrëveshje as një shpi të bardh as të gjelbër as të kuqe, prandaj motori është si të largohet kjo qeveri, si të spostohem unë në mënyrë që ti shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe të ec para”, tha Kurti.

Se ka një marrëveshje të gatshme Kurti theksoi se praktikisht e ka marrë konfirmimin e presidentit Thaçi në takim dy orësh që pati me të.

“Motori në prapavijë është si të largohet kjo qeveri si të spostohem unë. Unë jam më i bindur se kurrë se ka marrëveshje të gatshme praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takimin që kishim. Ai më tha hiqe tarifën dhe shkojmë bashkë në Washington dhe e heqim qafe Serbinë. Pra nuk është ideja me hiq tarifën për nisje të negociatave por për publikim të marrëveshjes. Me këto pazare prsidenciale nuk mund të më kenë mua si bashkëpunëtor. E meqë jam në këtë pozitë nuk është e mundshme që ato të bëhen”, ka thënë Kurti.

Comments are closed.