Albin Kurti tregon çfarë bisedoi me emisarin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

Albin Kurti, kanididat për kryeministër të Kosovës, ka treguar se çfarë ka biseduar sot në takim me emisarin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka qëndruar në Kosovë, njofton Gazeta Evropa.

“Sot u takova me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. E falënderova z. Grenell për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’së në Kosovë, në kohë lufte e në kohë paqeje.
Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë thash se përmbajtja e tij është më e rëndësishme sesa afatet”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në “Twitter”.

Gjatë ditës, ambasadori Grenell është takuar edhe me presidentin Thaçi dhe liderët e partive politike në vend.