Albini pas Amerikës, po mbetet edhe pa Evropën

Veprimtari i çështjes shqiptare, Haki Morina, ka thënë se Albin Kurti, në vend që të mësojë nga gabimet e Ramush Haradinaj në raport me amerikanët, shkoi edhe më larg, duke u konfrontuar haptas me ta, duke menduar se është i fortë.

Morina duke iu referuar thirrjeve të amerikanëve dhe evropianëve për ta respektuar venimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Thaçit, për mandatar për kryeministër, ka thënë se Kurti po mbetet edhe pa Evropën, transmeton Gazeta Evropa.

Postimi i plotë i Morinës:

Kush e mbanë mend, në një status të gjatë, i pata thënë Ramush Haradinajt ti dëgjoj amerikanët, e mos ti dëgjoj shqiptarët, se këta të futin në lloq, e të lënë n’ta.

Por ai nuk mori vesh, dhe kërrkkk, ra në kokërr të shpinës. E lanë në lloq, qysh i thash.
E ky Albini, në vend të mësoj nga gabimi I Ramushit, ai shkoj edhe ma larg dhe u Konfrontua haptas me ta, tuj mendu që është më i fortë.

Jo Albino, jo! Me Amerikë nuk mund të shtyhet Gjermania, e lëre me Kosova me 11 vjet pavarësi, pavarësi prej se cilës e “çlirove” Kosovën me 6 tetor.

Ti e pate rastin të tregosh aftësinë dhe vendosmërinë për të qeverisur. Por siç duket kjo të mungoj, dhe provokove justifikimin, se gjoja s’po të lanë me qeverisë. Si ai që nuk e arriti rrushin në degë, e në fund tha nuk deshta ta marrë.

Asnjë opozitë në botë nuk të lejon, por ti duhet të jesh vet i zoti për të qeverisur.
BE, nëpërmjet Apostollovës kërkoi të respektohet vendimi i gjykatës kushtetuese. Qëndrimi amerikan dihet tashmë 10 minuta pas lajmit të vendimit.

E çka tash? Po mbetesh edhe pa Evropën.
Kësaj i thua aftësi për ti luftuar hajnat?!
Jo, jo, kështu asnjëherë nuk do të mundesh.
Perendimoret s’kane nevoje per filozofine tone, sepse filozofa jane vet.

Por je i ri, ke kohë të mësosh.
Veç mos gabo tjeter here kështu, sepse nuk të falet.

Comments are closed.