Albulena Haxhiu tregon nëse VV-ja do të lëshon pe për kryeparlamentarin

Albulena Haxhiu ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës po dëshiron që situata e negociatave mes Lëvizjen Verëvendosje për formimin e qeverisë të kthehet në periudhën kur flitej që LDK-së do t’i takonte pozita e kryeparlamentarit.

Në një intervistë në emisionin SOT në KTV, Haxhiu ka thënë se megjithatë zgjedhja e 26 dhjetorit e Glauk Konjufcës të VV-së kryeparlamentar është çështje e pakthyeshme për partinë e saj.

“E dini se qysh një ditë pas zgjedhjeve ka pas insistime të VV-së për të arritur koalicionin me LDK-në. Edhe përkundër vullnetit tonë, fatkeqësisht s’kemi ende marrëveshje me LDK-në. Jemi lëshuar fillimisht në aspektin programor dhe kemi arritur të përfshijmë 50 për qind të programit të LDK-së. Kemi mbyllur të gjitha çështjet në arsim, shëndetësi, drejtësi e prioritete të tjera.
Kur jemi lëshuar në nivelin e ndarjes së përgjegjësive, kemi hasur në rezistencë. Kemi pasur takime ditëve të fundit. Kemi pasur shumë takime sepse kemi pasur mospajtime.
S’mund të them me garancë se marrëveshja VV-LDK do të ndodhë me siguri sepse s’varet vetëm prej nesh. Negociatat kanë ngecur te kërkesa e LDK-së për kthim të para datës 26 dhjetor, kthesë e vendimit të deputetëve për kryeparlamentarin që është e papranueshme për ne. U kemi bërë një ofertë e po presim përgjigjen”, ka thënë Haxhiu.

Comments are closed.