Ambasada e SHBA-së: Mezi presim që të punojmë me qeverinë Hoti

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), në Kosovë ka uruar për formimin e qeverisë së re.

“Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, përfshirë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe luftimin e COVID-19”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Qeveria e Kosovëse drejtuar nga Avduallah Hoti mori 61 vota të deputetëve. /EVROPA/

Comments are closed.