Ambasadori amerikan uron Kurban Bajramin: Lumturi dhe paqe për të gjithë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Phillip Kosnett, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kosnett përmes një shkrimi në Twitter ka uruar lumturi dhe paqe për të gjithë ata që festojnë.

“Me Fat Kurban Bajrami – ju uroj paqe dhe festë të lumtur për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në gjithë botën”, ka shkruar Kosnett.