Amir Rrahmani merr një lajm të madh nga videoloja ‘FIFA 20’

Amir Rrahmani shkëlqeu së fundmi me përfaqësuesen e Kosovës në fitoren 2:0 ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Ai madje edhe shënoi gol në këtë takim.
Pas kësaj paraqitje ai u zgjodh në formacionin e xhiros së tetë të kualifikimeve të Evropianit.

Ndërkohë, tash ai ka marrë edhe një lajm të mirë nga videoloja “FIFA 20”.

Ai është në ekipin e javës së pestë të kësaj videoloje në “Ultimate Team”./Zëri

Loading...