Analistët s’i besojnë sondazhit të Armend Mujës

Albert Krasniqi nga Demokracia + dhe gazetari Vehbi Kajtazi kanë komentuar sondazhin i cili u prezantua në RtvD, e i cili është përgatitur nga kandidati i VV’së, Armend Muja.

Sipas tyre ky sondazh ka disa mangësi dhe nuk është i qartë.

Krasniqi tha se margjina e gabimeve në këtë sondazh e dëmton besueshmërinë.

“A është kjo punë e studentëve, a po bëjnë ushtrime, margjina e gabimeve në komuna e dëmton besueshmërinë e këtij sondazhi dhe besoj që në të ardhmen t’i prezantojnë këto detaje më mirë”, tha ai.

Ndërsa, gazetari Kajtazi tha se e merr me rezervë këtë sondazh për shkak se është punuar nga një person që është në një parti, por tha se nuk paragjykon metodologjinë.

“Në momentin që është dikush nga një parti në kry të këtij sondazhi e kontaminon, i vjen era. Unë e marr me rezervë”, tha Kajtazi.

Comments are closed.