Anëtari i Kryesisë së AAK-së i bashkohet PDK-së

Anëtari i Kryesisë së AAK-së në Pejë, Agon Buquku i është bashkuar PDK-së, njofton Gazeta Evropa.

Lajmjin e ka bërë të ditur kryetari i Degës së PDK-së, në Pejë, Xhavit Haliti.

“Sot, vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), dhe projektit të kryetarit Veseli për Dekaden e Re, ju bashkua Agon Buquku, kandidat për PhD në fushën e IT, ish-kandidat për asamble komunale në zgjedhjet e vitit 2017, dhe anëtar Kryesisë në AAK-së në Pejë.
Me personalitete dhe kuadro si Agoni dhe të tjerë, Dega e PDK-së në Pejë, synon të jetë forca kryesore në Pejë në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në “Facebook”.