Aprovohet Plani për Pakon Fiskale… nga e cila përfitojnë bizneset, shumë punëtorë dhe rastet sociale

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka aprovuar Planin Operacional për Pakon Fiskale Emergjente.

Nga kjo pako do të përfitojnë shumë biznese dhe një numër i madh i punëtorëve të institucioneve publike dhe të sektorit privat, raporton Gazeta Evropa.

Njoftimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve:

Në mbështetje të nenit 8, paragrafi 1.4, të Rregullores Nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, të Vendimit pikës 2 të 01/19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Financave dhe Transfereve, mori vendim për aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, ku sipas këtij vendimi obligohen të gjitha institucionet dhe njësitë përkatëse të propozojnë vendimet shtesë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimi n e Planit Operacional për Implementimin e Pakos Fiskale Emergjente. Ky vendim hyn në fuqi nga dita e sotme.

Comments are closed.