Arben Gashi thotë se Thaçi duhet të japë dorëheqje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Arben Gashi, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të japë dorëheqje, raporton Gazeta Evropa.

“Komentimet që po vazhdon t’i bëjë për situatën politike nuk janë në frymën e pajtimit, unifikimit dhe përfaqësimit simbolik, frymë që duhet të prezantojë institucioni që ai drejton”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Gashit:

Presidenti duhet të tërhiqet!

Fjalori i presidentit Thaçi për arrestimin e një qytetari protestues në sheshin Nëna Terezë është nën çdo nivel të pranueshëm për gjuhën e një bartësi institucional.
Gjuha që po përdor presidenti është, thënë minimalisht, gjuhë e përçarjes dhe nxitjes, e jo e bashkimit e pajtimit!

Presidenti ka përfunduar detyrimet e tij kushtetuese. Komentimet që po vazhdon t’i bëjë për situatën politike nuk janë në frymën e pajtimit, unifikimit dhe përfaqësimit simbolik, frymë që duhet të prezantojë institucioni që ai drejton!

Gjuha dhe retorika e liderëve politikë, e veçanërisht e presidentit, duhet me patjetër të pastrohet nga urrejtja, nëpërkëmbja, poshtërimi dhe fyerja e kundërshtarit politik.

Comments are closed.