Arelena Shala nga Prizreni diplomon në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara

Shala edhe në vitin e kaluar kishte arritur sukses në Amerikë, transmeton IndeksOnline.

Kadetja Shala ishte përzgjedhur rreshtere majore në Akademinë Ushtarake më prestigjioze, në “West Point” në SHBA.

Arelena aspiron të fillojë karrierën e saj si oficere e inteligjencës ushtarake në Ushtrinë e Kosovës, ku synon të drejtojë një përpjekje ndërkombëtare në kundër-terrorizmin në peizazhin e sigurisë në Ballkan.

Ajo u internua në Institutin për Teknologji Kreative, Universiteti i Kalifornisë Jugore, ku punoi me një ekip të Navy SEAL, në zhvillimin e metodave me bazë video, të rindërtimit tre-dimensionale të mjediseve për të përmirësuar aftësitë e inteligjencës ushtarake. Ajo studioi arabisht në Marok dhe punoi në projekte vullnetare në Gambia./IndeksOnline/

Comments are closed.