Arrihet marrëveshja për çmimin, Depay drejt Barcelonës

Memphis Depay është pranë kalimit te Barcelona, pasi klubi spanjoll ka arritur marrëveshje për çmimin me Olympique Lyon.

De Telegraaf raporton se klubi francez e ka pajtuar ofertën prej 25 milionë eurosh, si dhe pesë milionë te tjera që do të paguhen në verën e ardhshme. Po ashtu, një shumë prej dy milionë eurosh është përfshirë edhe në formë bonusesh.

Ronald Koeman e ka bërë Depayn shënjestrën kryesore për përmirësimin e fazës së sulmit, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.

26-vjeçari ka qenë sulmuesi kryesor i trajnerit holandez te kombëtarja, ashtu që ai e konsideron si partner ideal të Lionel Messit edhe në Camp Nou. /Telegrafi

Comments are closed.