Audi prezanton ‘bishën’ S8 2020, arrin 100 km në orë për vetëm 3,8 sekonda

Audi ka lansuar modelin S8 për vitin 2020, i cili do bëjë debutimin publik javën e radhës në Auto Shouin e Los Anxhelosit. E pajisur me një motor 4.0-litërsh e versionit V8, vetura është e aftë të prodhojë 571 kuaj-fuqi.

Falë këtyre përformancave, makina arrin shpejtësinë 100 km në orë për vetëm 3,8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e saj është 250 km/h. Çmimi i cili do t’i etiketohet veturës është 115 mijë dollarë.