Avdullah Hoti do ta merrë nesër zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Avdullah Hoti do ta merrë edhe zyrtarisht nesër në ora 09:00, detyrën e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Evropa.

“Njoftohen përfaqësuesit e medieve se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër (E enjte, 04 qershor 2020) me fillim në ora 09:00”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nuk dihet nëse në këtë ceremoni do të merrë pjesë ish- kryeministri Albin Kurti, për t’ia dorëzuar detyrën zyrtarisht kryeministrit Avdullah Hotit.

Për qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, kanë votuar 61 deputetë nga LDK-AAK-Nisma- AKR dhe minoritetet serbe dhe të tjera. /EVROPA/

Comments are closed.