Avdullah Hoti kundërpërgjigjet, e zbulon një të paditur për Haki Abazin

Avdullah Hoti, i cili u shkarkua mbrëmë nga posti i zëvendëskryeministrit nga Albin Kurti, i është kundërpërgigjet akuzave të zëvendëskryeministrit tjetër nga radhët e VV-së, Haki Abazi.

Hoti ka thënë se ndoshta Abazit, të cilin nuk e kishte pranuar LDK, i ka dhënë detyrë ta shajë si dikur Vetëndosjen dhe PDK-në, raporton Gazeta Evropa.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Z. Abazi po nxjerr vrere ndaj meje. Po thote te paverteta me vetedije te plote, qe as zogjte e malit nuk i hane. Une nuk i kam faj qe nuk zgjati qeverisja jone e perbashket dhe ai kete e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vete.

Ndoshta tash i kane dhene detyre te me shaje mua e LDK-ne, sic e ka pasur detyre me heret te shante Vetevendosjen e PDK-ne.

Me kedo qe kam punuar edhe nje dite te vetme une mundohem ta ruaj respektin. Por, ky nuk po me le hapesire per kete.

Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK si qasje dhe diskurs politik.
Kete te fundit e kam besuar edhe atehere, e shume me teper sot. Nderkaq, per te paren tash e mora vesh se paskam qene teper gabim, se ky qenka edhe i lig.

Eshte mire ta pyes baben e vete, dhe te turperohet pak qe pa asnje te drejte e pa asnje fakt po e shane nje mik te mire te babes se vet.

Comments are closed.