Avokat i Thaçit është zyrtari i lartë i ish-presidentit amerikan, George Bush

Burime pranë presidentit Hashim Thaçi i kanë thënë Gazetës Express se ai ka angazhuar si avokat për në Hagë, juristin e njohur amerikan, që ka mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore, Pierre Richard Prosper.

Presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Hagë, ku është ftuar të intervistohet nga Prokuroria Speciale, pak ditë pasi ndaj tij u dorëzua aktakuzë për krime lufte, që nuk është konfirmuar akoma.

Ish-drejtorin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç mëson Gazeta Express, do ta  shoqërojë Prosper gjatë intervistimit.

Prosper ka shërbyer si Ambasador i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të krimeve të luftës, në Administratën e presidentit George W. Bush.

Comments are closed.