Bajqinovci: Të gjitha janë spekulime mediatike, VV ende nuk e ka dhënë fjalën e vet për propozimin e Qunit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka dhënë fjalën e vet lidhur me propozimin e ministrit Anton Quni.

“Të gjitha janë spekulime mediatike: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e vet për atë që e propozoi ministri Quni”, ka shkruar Bajqinovci në një postim në rrjetin social Facebook.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ia ka përsëritur ofertën e LDK-së Albin Kuritit që ta kthej Agim Veliun në pozitën e ministrit dhe të kërkojë falje në mënyrë që ta tërheqin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së tij.

Comments are closed.