Ballkani emëron trajnerin e ri

Blendi Shkëmbi është emëruar trajner i Klubit Futbollistik Ballkani nga Suhareka, raporton Gazeta Evropa.

Shkëmbi më herët ka drejtuar skuadra të njohura shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.

Ky është njoftimi i plotë:

Mirësevjen Bledi Shkëmbi,
Të dashur tifoz,
Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.

Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar .

Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani, Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.

Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi 🙏
Na priftë e mbara Suharekë 🙏

Comments are closed.