Bashkësia Islame e Kosovës tregon datën e Kurban Bajramit

Bashkësia Islame e Kosovës(BIK), ka njoftuar se dita e parë e Kurban Bajramit, do të jetë të dielën, 11 gusht, 2019-të.

“Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami – Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, zëvendës kryetari i Kryesisë së BI ta Kosovës, Reshat ef. Mexhidi”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 11 gusht 2019, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Ndëkohë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua ka uruar festën e Kurban – Bajramit, “duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona”.

/Gazeta Evropa/

Comments are closed.