Bayern arrin marrëveshje me mbrojtësin e PSG

Bayern Munich ka finalizuar nënshkrimin e agjentit falas Tanguy Kouassi nga Paris Saint-Germain, me mbrojtësin e Francës U18 që nënshkruan një kontratë-katër vjeçare në ‘Allianz Arena’.

Kouassi mbushi 18 vjeç në qershor, por ai tashmë është paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat për PSG.

Debutuesi më i ri i klubit në Ligën e Kampionëve në moshën 17 vjeç, gjashtë muaj e pesë ditë, Kouassi gjithashtu ndihmoi kampionët francezë, duke eliminuar Borussia Dortmundin, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi shumë të lumtur që e sjellëm Tanguy Kouassi në Bayern. Në sytë tanë, ai është një nga perspektivat më të mëdha në Evropë”, tha drejtori sportiv Hasan Salihamidzic.

“Pozicioni i tij më i mirë është në qendërmbrojtës, por mund të luajë në një numër pozicionesh. Ne jemi të sigurt se ai do të ketë një karrierë të shkëlqyer me ne dhe është një përforcim i vërtetë”.

Comments are closed.