Bayern dhe Dortmund insistojnë për Meunier

Meunier është objektivi i dy klubeve gjermane.Atij do t’i skadojë kontrata brenda pak muajsh.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë të interesuara për ta transferuar mbrojtësin e djathtë, Thomas Meunier, të cilit i skadon kontrata me Paris Saint-Germain në fund të sezonit.

Raportohet se tashmë dy klubet nga Bundesliga kanë kontaktuar lojtarin dhe kanë pasur biseda mes veta gjatë muajit shkurt, para ndeshjes së parë në Champions mes Dortmundit e PSG-së.

Dortmundi po insiston më së shumti pasi e di se në fund të sezonit mund të humbasë Achraf Hakimin, të huazuarin nga Real Madridi.

Hakimi mund të kthehet në “Santiago Bernabeu” me kërkesë të Zinedine Zidane.

Comments are closed.