Bebe Rexha paralajmëron albumin

Bebe Rexha në studio.

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar fansat se është në përgatitje të albumit të ri. Bebe Rexha ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi në të cilën shihet në një studio muzikore.

“Mezi po pres që ju ta dëgjoni këtë album”, ka shkruar këngëtarja në Instagram, ku numëron mbi 9 milionë ndjekës.

Ndryshe, “You Can’t Stop The Girl ” është projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha. Kënga ka arritur mbi tetë milionë klikime në Youtube.