Bedri Istrefi: Borxhi ndaj ATK-së do të shlyhet me 12 këste

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se institucioni që drejton do të shlyejë borxhin ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) përmes 12 kësteve, ashtu siç e parasheh marrëveshja e arritur.

“Është arritur marrëveshja ndërmjet Telekomit të Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës për zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit. Borxhi do të shlyhet me 12 këste”, ka thënë Istrefi.

Kjo marrëveshje është arritur pasi ATK -ja ia kishte bllokuar Telekomit xhirollogaritë bankare.

Loading...