Befason ambasadori amerikan, ja çfarë thotë për Kurtin

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philipp Kosnet, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë për arritjen e koalicionit mes VV-së dhe LDK-së.

Ai e ka vlerësuar lartë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin tashmë ka thënë se ka ndryshuar, është i pjekur dhe intelegjent.

“Gjëja më pozitive që pash prej që jam këtu, janë zgjedhjet e 6 tetorit. Unë mendoj se LDK dhe Vetëvendosje janë të përkushtuar që të funksionojë partneriteti mes tyre. Jam i sigurt se ky koalicion do të formohet efektivisht. Mendoj se është e qartë se populli votoi për ndryshim me 6 tetor”.

“Mesazhi im për z. Kurti dhe të tjerët është të luftohet korrupsioni. Albin Kurti ka ndryshuar. Ai është shumë inteligjent dhe shumë i pjekur. Lista Serbe është realitet. Në kuadër të dialogut, nëse Kosova dhe Serbia pajtohen të flasin edhe për shënimin e kufijve për ndryshime shumë të vogla, ne nuk do të themi prerazi jo”, tha Kosnet.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, thotë se, nëse bazohemi në krijimin e qeverive të mëhershme, LDK e Vetëvendosje kanë akoma kohë për të negociuar. Ai shprehet i bindur se dy partitë, që deri dje ishin në opozitë, do të qeverisin së bashku dhe do të tejkalojnë pengesat për krijimin e Qeverisë.

Kosnett ka besim se kryetari i VV-së, Albin Kurti, do të tregohet konstruktiv në raporton me Listën Srpska, por edhe në raport me Presidentin Hashim Thaçi.

Për Express, ambasadori amerikan sqaron nëse SHBA-së i është bërë ndonjë propozim zyrtar për shkëmbim të territoreve nga Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ndërsa sqaron përfundimisht qëndrimin e amerikanëve për këtë temë.