Dega e PDK-së në Klinë ka propozuar dy kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Bëhet fjalë për Naim Musliu, mesimdhënës i Gjimnazit “Luigj Gurakuçi” dhe Betim Elezaj master i Adminisrit te Biznesit.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Degës së PDK-së në Klinë, Ramush Agushi.
“Me vendim unanim të Kryesisë së PDK-së në Klinë propozon për zgjedhjet parlamentare dy pesonalitete të nderuara të qytetit: prof. z. Naim Musliu- mesimdhënës i Gjimnazit ‘Luigj Gurakuçi’ dhe z. Betim Elezaj master i Adminisrit te Biznesit.
Suksese kandidatëve”, ka shkruar Agushi.