Befason Rexhep Selimi, ja çfarë thotë tash për Hashim Thaçin

Ka kohë që nuk kanë raporte të mira, siç i kishin gjatë luftës çlirimtare.

Madje, shpesh herë e kanë goditur njeri- tjetrin me akuza nga më të ndryshmet.

Por, megjithatë Rexhep Selimi nuk ia dëshiron Thaçit ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Evropa.

Selimi në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka thënë se shpreson që Gjykata Speciale të mos i konfirmojë aktakuzën për presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Ai ka thënë se pavarësisht se Thaçi ishte njëri ndër sponsorizuesit e kësaj gjykate, nuk i dëshirojnë aktakuzë asnjë ish-ushtari të UÇK-së.

“Shpresojmë që Gjykata Speciale të mos i konfirmon Thaçit aktakuzën. Edhe pse Thaçi është njëri ndër sponsorizuarit e kësaj gjykate, por ne jemi kundër sepse krime ka bërë Serbia e jo UÇK-ja”, ka thënë Selimi.

Comments are closed.