Befason Trajkoviq, ja çfarë thotë për Dua Lipën

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se secili në Kosovë duhet të krenohet me suksesin e këngëtares Dua Lipa.

Trajkoviq, në profilin e saj në Tëitter, ka shkruar se çdokush në Kosovë, serb apo shqiptar duhet të jetë krenar me suksesin ndërkombëtar të Dua Lipës.

“Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar, duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj gruaje të re. Mbresëlënëse!”Vlerësimi i kulturës – qoftë ai i një kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit – duhet të na bashkoj e jo të na ndajë”, ka shkruar Trajkoviq.

Comments are closed.