Bekim Jashari e Merita Makolli e bëjnë shqiponjën

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Merita Makolli, është takuar sonte me kryetarin e Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, njofton Gazeta Evropa.

Ajo ka thënë se sot më shumë se kurrë është ndjerë shqiptare.

“E si mund të ndihesha ndryshe, kur shtrëngon dorën e birit të Hamzës, kur ndjenë në lëkurë gjakun e Jasharëve”, ka shkruar ajo në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Merita Makollit:

Sot, më shumë se kurrë u ndjeva Shqiptar. Sot më shumë se kurrë u ndjeva njeri!
E si mund të ndihesha ndryshe, kur shtrëngon dorën e birit të Hamzës, kur ndjenë në lëkurë gjakun e Jasharëve.
Me Bekim Hamëz Jasharin, mikun tim të dashur, Kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe ish Kryetarin e Bordit të Drejtorëve të Aeroportit Ndërkomebëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”!
Emocion dhe nder i veçantë!

Loading...