Bella Hadid shfaq me bikini linjat perfekte nga pushimi

Bella Hadid shfaqi fizikun e saj fenomenal në bikini të vogla, teksa udhëtoi bashkë me shoqe në Miami, shkruan DailyMail.

Ajo po merrte rreze dielli në pishinë, teksa po shijonte edhe një pije në hotelin ku është vendosur.

Modelja 23-vjeçe tregoi figurën trupore teksa ishte veshur në bikini shumëngjyrëshe dhe dukej për mrekulli.

Në bikini shumëngjyrëshe, ajo mori vëmendje teksa u fotografua edhe duke ngrënë patate të skuqura.