Beqa e fiton titullin e botës në Elite Pro

Gentiana Beqa e ka fituar titullin e kampiones së botës “Elite Pro” në bodybuilding.

“Kampione bote në Elite Pro emocionuese. Sporti është një sfidë për ne sportistët pasi përfaqësojmë shtetin tonë”, ka shkruar Beqa në Instagram, transmeton Express.

Ajo ka thënë po ashtu se përgjegjësia ishte rritur për të sepse përfaqëson edhe Kosovën edhe Shqipërinë.

“Unë kisha shumë përgjegjësi, sepse tani mbaj dy shtetësi. Falënderoj presidentin Ilir Meta për besimin që unë të pajisem edhe me nënshtetësi shqiptare. Falënderoj FSHBF dhe kryetarin Rando Kukeli, MKRS-në dhe ministrin Kujtim Gashi, e veçanërisht familjen time dhe trajnerët e mi”, shkroi ajo.