Bernie Sanders mbledh plot 1.8 milionë dollarë me foton që bëri xhiron e rrjetit

Nisi si një lojë, por i gjetur në rolin e protagonistit pa e kërkuar një gjë të tillë, Bernie Sanders diti ta kthejë menjëherë në avantazh.

Pasi fotoja e tij u bë meme dhe u shpërnda në çdo cep të botës, ai e stampoi në bluza dhe ka mbledhur plot 1.8 milionë dollarë.

Fotoja e shkrepur gjatë inaugurimit të presidentit Biden e tregon senatorin e Vermontit ulur në një karrige, i mbledhur nga i ftohti dhe me një palë doreza të çuditshme.

Pikërisht këto të fundit kanë tërhequr vëmendjen e rrjetit, i cili e bëri senatorin yllin e memeve për rreth një javë.

Paratë e grumbulluara nga shitja e bluzave (45 dollarë copa) do t’u jepen disa fondacioneve që u vijnë në ndihmë të varfërve.

Comments are closed.