Besnik Tahiri: Posti i zëvendëskryeministrit përgjegjësi, jo previlegj

Besnik Tahiri i AAK-së nga sot është zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës.

Por, këtë pozitë, ai ka thënë se nuk e sheh privilegj por si përgjegjësi ndaj vendit e shoqërisë, transmeton Gazeta Evropa.

“Përcaktimi im është angazhimi politik e profesional me synim të qartë në shërbim të institucioneve dhe shtetit”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Tahirit:

Të nderuar qytetarë,
Me besimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e të Kryeministrit Ramush Haradinaj nga sot do të mbajë pozitën e zëvendëskryeministrit të parë. Këtë pozitë, nuk e shoh si privilegj por si përgjegjësi ndaj vendit e shoqërisë!

Përcaktimi im është angazhimi politik e profesional me synim të qartë në shërbim të institucioneve dhe shtetit. Do të angazhohem si përherë, të mos kufizohem në dallimet politike e konceptuale, përkundrazi do të kultivojë vlerën e bashkëpunimit. Do të vazhdoj ta kultivojë debatin përmbajtjesor, konsultimin e përhershëm dhe bashkëpunimin pa dallime në funksion të punëve të mira që mund t’i bëjmë së bashku.

Si shtet dhe shoqëri, e kemi domosdoshmëri të marrim më të mirën nga secili, duke sjell sinergji në funksion të progresit, zhvillimit dhe synimeve tona të përbashkëta euro-atlantike.
Faleminderit të gjithëve për besimin!

Comments are closed.