Betim Gjoshi: Kurti dhe VV janë bërë strehë e hajnave

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje janë bërë strehë e hajnave dhe njerzve me histori të dyshimtë kombëtare, raporton Gazeta Evropa.

“Në fund paska shkuar edhe ky pseudoanalisti për t’u shpërlarë nga akuzat dhe dyshimet për korrupsion. Ai tash mundet me përdorë tushin e Vetëvendosjes për tu shpërlarë”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se a e keni vërejtur se qysh Vetëvendosje i prezanton “hajnat” e vet si njerëz që nuk kanë faj pse janë hajna, por faj ka sistemi!?

“Kjo është pasqyra e vërtetë e kësaj partie që çdo ditë bërtasin për moral e pastërti politike, por në fund të ditës grumbullojnë figura të ndotura”, ka shkruar Gjoshi.

Comments are closed.