Betim Gjoshi: Kurti në luftë refuzoi uniformën e UÇK-së, në paqe u tregua i dhunshëm

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Albin Kurti gjatë luftës refuzoi të vishte uniformën e UÇK-së, kurse në paqe u tregua politikani më i dhunshëm, raporton Gazeta Evropa.

“Albin Kurti nuk ka pasur guxim të tregohej trim përballë Serbisë, por është treguar qyqar përballë shtetit të Kosovës”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Betim Gjoshit:

Kur jemi te lufta dhe paqja, Albin K. ka dy fytyra.

NË LUFTË – Albin K. refuzoi të vishte uniformën e UÇK-së dhe deklarohej se nuk dëshiron ta kap armën, nuk e preferon dhunën.

NË PAQE – Albin K. nuk ishte paqësor. Ai është politikani më i dhunshëm në Kosovë. Askush më shumë se Albin K. nuk e ka sulmuar shtetin e Kosovës. E ka mohuar dhe luftuar ekzistencën e tij. Ky aktivitet i tij mund të barazohet me atë të Aleksandër Vuqiqit, Ivica Daqiqit dhe Marko Gjuriqit.

ME PAK FJALË – Albin K. nuk ka pasur guxim të tregohej trim përballë Serbisë, por është treguar qyqar përballë shtetit të Kosovës.

Comments are closed.