BETIM GJOSHI: LDK PO E MBRON VETEN PËRMES SHKARKIMEVE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas shkarkimeve të disa drejtuesve të institucioneve nga kryeministri Avdullah Hoti.

“Lidhja Demokratike e Kosovës po e përdorë shkarkimin si mënyrë për të mbrojtur zyrtarët e partisë së vet. Sot kjo parti e paska shkarkuar Drejtorin e Policisë akoma pa u mbushur një javë nga arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, dhe nga konferenca e kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafës, i cili në mënyrë skandaloze dhe publikisht ka ndërhyrë në procesin e hetimeve”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka gjetur rrugën se si të mbrojë veten ga keqpërdorimet që i bëjnë figurat më të rëndësishme të saj.

Shkarkimi – është mënyra më efikase për t’u mbrojtur nga ngarkimi i mundshëm me faj për veprat penale dhe keqpërdorimet që i bëjnë.

Lidhja Demokratike e Kosovës po e përdorë shkarkimin si mënyrë për të mbrojtur zyrtarët e partisë së vet. Sot kjo parti e paska shkarkuar Drejtorin e Policisë akoma pa u mbushur një javë nga arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, dhe nga konferenca e kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafës, i cili në mënyrë skandaloze dhe publikisht ka ndërhyrë në procesin e hetimeve.

Metoda e shkarkimit është mesazh i qartë kërcënues i këtyre partive për prokurorët, policët, hetuesit dhe gjykatësit – të cilët guxojnë të merren me veprat penale të LDK-së.

LDK mundet lirisht që në konferencën e radhës ta shpall mbylljen e Prokurorisë, Policisë dhe partia e tij të vazhdojnë me keqpërdorime.

Comments are closed.