BIK ka marrë vendim të pa pritur për namazin e Fitër Bajramit

Këtë vit nuk do të ketë fare falje të Namazit të Fitër Bajramit, shkaku i pandemisë COVID-19.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.

Ai nuk ka komentuar fare idetë që namazi të falet në stadion, shesh ose që për faljen e namazit të shfrytëzohen edhe kishat. Shkurt ka thënë se nuk do të ketë as falje e as pritje të Bajramit.

“Jo, nuk do të ketë̈ as falje dhe as pritje të Filtër Bajramit”, ka thënë Sadriu.

Comments are closed.