Blerim Latifi lajmërohet edhe njëherë, çfarë thotë tash për vjedhjen e votave

Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Blerim Latifi, ka shkruar edhe sot për fenomenin e vjedhjes së votave në mes të subjekteve politike dhe në mes të kandidatëve brenda subjekteve, raporton Gazeta Evropa.

“Gati 20 vjet u deshtën për ta tejkaluar vjedhjen e votave midis partive! A thua do të duhen po kaq vite për ta tejkaluar vjedhjen e votave brenda partive?”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Latifit:

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së: “Lufta brenda llojit e kandidatëve të partive është e pistë. Komisionerët e prishën procesin”.
Gati 20 vjet u deshtën për ta tejkaluar vjedhjen e votave midis partive! A thua do të duhen po kaq vite për ta tejkaluar vjedhjen e votave brenda partive?
Të tillë jemi ne: përmirësohemi të fundit në kontinent!

Loading...