Blerim Latifi thumbon zyrtarët e NISMA Socialdemokrate

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se sllogani i NISMA Socialdemokrate, “Ne jemi gati”, po ia kujton kohën e xhaxhit Enver( Hoxha), njofton Gazeta Evropa.

“Kam shumë miq në Nisma dhe mikut i duhet thënë e vërteta në sy: Ky sllogani i tyre ‘Ne jemi gati!’, seç po ma kujton kohën e xhaxhit Enver, kur turmat dhe militantët e Partisë së Punës, thërrisnin: ‘Parti, Enver, Ne jemi gati, kurdoherë!’”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook.

Por, ende nuk dihet nëse vërtetë ky do të jetë sllogani i NISMA Socialdemokrate, për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Jo rrallë, subjetet politike në Kosovë, ia huqin me slloganet zgjedhore, sikurse edhe me premtimet pa mbulesë.

/Gazeta Evropa/

Comments are closed.