Blerim Latifi: VV dhe LDK po bëjnë biznes për ndarjen e plaçkës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Blerim Latifi, i ka komentuar mosmarrëveshjet në mes VV-së dhe LDK-së për ndarjen e pushtetit.

Sipas tij, VV dhe LDK po bëjnë bisnes për ndarjen e plaçkës, raporton Gazeta Evropa.

“Harold Lasswell, politikolog amerikan, shumë i njohur dikur, por tani vetëm brenda qarqeve akedemike e filozofike, ka lënë një përkufizim briljant për politikën që zhvillohet në vendet ku idetë dhe parimet politike nuk kanë asnjë rëndësi. Në këto vende, thotë Lasswell, politika reduktohet në katër pyetje të thjeshta: Kush merr? Çfarë merr? Kur merr? Si merr?
Shkurt e shqip: bisnes i ndarjes së plaçkës!”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në “Facebook”.