Bllokohen llogaritë e Telekomit, mijëra punëtorë rrezikojnë të mbesin pa paga

Sot janë bllokuar llogaritë e Telekomit të Kosovës si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobilet, kanë bërë të ditur burime për KOHËN.

Para disa ditëve kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, kishte thënë se Telekomi i Kosovës i ka gjashtë muaj afat të paguajë borxhin afro 23 milionë euro ndaj Z-Mobilet, përndryshe do të bllokohen xhirollogaritë.

Ai kishte treguar se është mbajtur një takim mes Ministrisë së Ekonomisë, përfaqësuesëve të Telekomit dhe atyre të Z-Mobile. Edhe pse nuk ishte i pranishëm, Balaj tha se Qeveria dhe Telekomi kanë ofruar 250 mijë euro në muaj si ofertë për marrëveshje, por ka shtuar se kjo s’është pranuar nga Z-Mobile.

Comments are closed.